Nga Erion MURATAJ!
Po me fytyrat si do ja bëni? Kujtoni se mbulohen me numra ?
Gaboni, shqiptarët ju njohin mjaft mirë.
Maskarada bi partizane që bëtë nuk do i’u shpëtojë dot .
Nuk fshihen fytyrat pas numrave dot .
Koha e nderimeve për ju mbaroi.
Sot ishte koha ti hapnit rrugë shpresës.
Nuk e bëtë. Nuk mund ta benit.
Bataku ku jeni bashkëzhytur është shumë i madh dhe nuk iu leshon.
E kuptueshme por e patolerueshme .
Sot është dita që mund ti benit një nder Shqiptareve. Atyre që u’a nxitë jetën 30 vjet të gjithë bashkë “JU BABALLARËT E KOMBIT”.
Ju ! Pikerisht ju që rropët, dogjët e përdhoset mundin e djersen e këtij populli të vuajtur në 1997. Pikërisht ju që mbytet bij nënash ne Otranto, që latë të vdisnin të shqyer nga egërsirat fukarenjtë maleve të kufirit grek. Pikërisht ju që i vratë në Gërdec. Pikërisht ju që i’u prishët shtëpitë. Pikërisht ju që i burgoset për energjinë e papaguar . Pikerisht ju që i tradhtuat e i sakatuat me kauza fasade opozitare . Pikerisht ju! Ju të cilet prindërit e mi e të çdo të riu shqiptar ju besuan të ardhmen e tyre .
Pikerisht ju sot e treguat që fytyra për ju është numer.