Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta nuk ka pse të ketë frikë nga drejtësia, pasi është përballur në çdo moment me të.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK-ut për të hetuar Metën, Kryemadhi tregoi disa raste kur Meta është përballur me drejtësinë dhe ka triumfuar.

Kryemadhi solli në vëmendje edhe rastin e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti i cili denoncoi Metën përmes një video përgjimi duke pretenduar se kërkonte “7%”. Por Kryemadhi tha se ekspertiza amerikane dhe ajo britanike u shprehën se përgjimi ishte i padëgjueshëm.

“Po ç’më tremb, nëse ka politikan në Shqipëri politikan që është përballur me drejtësinë, qoftë me drejtësinë e Nanos, Nano mendonte se po të fusin Ilir Metën në burg nuk do merren me të. Më pas është historia e Dritan Priftit…është i vetmi deputet që ka shkuar ka bërë gjyq me themel, nuk e ka mbyllur as me afate, as me raporte. Ka shkuar dhe ka thënë unë do gjykohem deri në fund.

Si ekspertimi amerikan dhe anglez, është kthyer dhe i thotë “zonjë, nga kjo bisedë nuk dëgjohet asgjë” dhe pastaj është pjesa tjetër që janë dy njerëz që ndajnë lekët. Dhe tjetra që doli i pafajshëm 5 me 0, dhe relator ishte Dvorani… e mbyllte thoshte jam sëmurë, dhe na e sillnin fotografinë nga Monako. Iku nga zv.kryeministër la imunitetin dhe u përball”, u shpreh Kryemadhi