Sistemi modern anti-raketë Sky Saber do të zhvillohet në Poloni nga Mbretëria e Bashkuar  për të mbrojtur hapësirën ajrore polake ” nga agresioni rus “.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace e bëri njoftimin gjatë një vizite në Varshavë , duke thënë se Britania do të zhvillojë një sistem raketash dhe 100 trupa në vend.

Vendimi i Londrës vjen ndërsa NATO po lëviz për të rritur sigurinë në anën e saj lindore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Ne do të vendosim sistemin kundërajror me rreze të mesme Sky Saber në Poloni me rreth 100 personel për të treguar se jemi afër Polonisë, duke mbrojtur hapësirën ajrore të saj nga çdo sulm i mëtejshëm nga Rusia,” tha Wallace. /abcnews.al/