Klodian Çalamani vrasësi i 8 vjeçarit Mateo Vasiu, është dërguar në paraburgimin e Vlorës. Kjo është bërë për të qenë më i mbrojtur nga ndonjë sulm prej familjarëve ose të të afërmve të vogëlushit të ndjerë. Nga Fieri në Vlorë 38 vjeçari është transportuar nën masa të forta sigurie dhe është vendosur në izolim shmangur çdo kontakt edhe me të burgosur të tjerë.
Kujtojmë se sot atij iu dha masa “arrest në burg”në Gjykatën e Fierit në mungesë për shkak se familjarë e të afërm të Mateos kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës, duke kërkuar se ku mbahej Klodian Çala, për t’u përballur me të.
“Drejtësia e vetme është varja në shesh” ka deklaruar sot nëna e vogëlushit i cili u vra barbarisht nga Klodian Çalamani, me kazmë, dhe më pas e groposi 8 vjeçarin në oborrin e banesës ku jetonte.
Të tronditur një ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit Mateos së vogël, familjarët hedhin akuza ndaj sistemi gjyqësor dhe policisë, pasi sipas tyre lanë të lirë një kriminel si Klodian Çalamani.
Pas situatës dramatike në ambientet e gjykatës, e cila u detyrua ta jepte vendimin për autorin në mungesë të tij, familjarët kanë nisur mbledhje firmash duke kërkuar mbështetje nga qytetarët që autori të dënohet me vdekje. Kjo nismë është mbështetur menjëherë nga të pranishmit, ndërsa në kor qytetarët kanë thërritur: Të varet! Babai i Mateos ka prirë, familjarët të cilët janë mbledhur në disa qytete për të kërkuar sa më shumë mbështetës. be.k/abcnews.al