E ftuar në lidhje Skype pasditen e sotme në Fax News me gazetarin Albi Rakip ishte deputetja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Zheni Gjergji.

Deputetja zbuloi detaje nga aksioni opozitar që po ndërmerr opozita dhe Partia Demokratike me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas saj, këtij aksioni të nisur në parlament nga deputetët pritet t’i bashkohen edhe qytetarët. Nga ana tjetër, po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme e partive të vogla në opozitë që të bashkohen në një platformë të djathtë.

Aksionit tonë do t’i bashkohet edhe popullata. Ka shumë fusha të rëndësishme për të cilat qytetarët do t’i bashkohen. Së fundmi ka një përpjekje të jashtëzakonshme të gjitha partive opozitare për të pasur një front të vetëm në luftë me qeverinë Rama. Do kemi një platformë të vetme të gjtha partitë e djathta. Tashmë po shkohet drejt një regjimi autoritar”, thotë Gjergji.

Kësaj lëvizjeje pritet t’i bashkohet edhe PD-ja me deputetët e saj.

“PD do t’i bashkohet kësaj lëvizjeje por jemi ende në hapat e para të saj. Do të shohim në vijim. Por çdo anëtar i PD do ta vërë veten në luftë me Ramën”, shton ajo. 

Sakaq në lidhje me aksionin mbarëpopullor që është paralajmëruar nga Berisha, Gjergji zbulon se do të ketë një ndërthurje mes protestave dhe mosbindjes civile.

“Do të jetë një aksion i ndërthurur midis protestës dhe mosbindjes civile. Është një lëvizje që po merr formën përfundimtare.

Përfshirja sa më e madhe e popullatës kundër qeverisjes Rama. Ka ardhur momenti që gjithë populli t’i bashkohet kësaj lëvizjeje të djathtë”, u shpreh Zheni Gjergji.