Çmimet e larta dhe mirë-administrimi rritën të ardhurat në 6 muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në harkun e muajve janar-qershor buxheti i shtetit arkëtoi gati 280 miliardë lekë, 45 miliardë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënie të lehtë pësuan shpenzimet të cilat përllogariten në 263.2 miliardë lekë, nga 263.1 miliardë në 6-mujorin e parë të vitit të shkuar.

Të ardhurat e kënaqshme dhe shpenzimet të orientuara kryesisht drejt nevojave më emergjente bënë që suficiti në harkun e muajve janar-qershor të shkonte në mbi 16 miliard lekë.

Në po të njëjtin hark kohor, shpenzimet e qytetarëve për shkak të shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve janë rritur me rreth 10 për qind. Në vjeshtë qeveria pritet të dalë me një paketë të dytë ndihme e cila do të ketë në fokus kategoritë e përfshira në të ashtuquajturën, “paketa e rezistencës”.