Banorët e Fshatit Poçem në Mallakastër thonë se prej 30 vitesh nuk është investuar në infrastrukturën e fshatit. Ata thonë se mungesa e investimeve ka larguar shumicën e banorëve, ndërsa gishtin e drejtojnë nga pushteti lokal që nuk ka marrë asnjë masë për tua lehtësuar jetesën atyre.Rruga që lidh fshatin Poçem me autostradën Levan Tepelenë është pothuajse e pa kalueshme.Sipas banorëve në këtë rrugë nuk është vën dorë prej 30 vjetësh.

Rruga që lidh fshatin Poçem me autostradën Levan Tepelenë është pothuajse e pa kalueshme.

Sipas banorëve në këtë rrugë nuk është vën dorë prej 30 vjetësh.

30 vjet që nuk është mirëmbajtur, si është katandisur. Mungojnë shumë gjëra, rruga është pribret. Gjendja e rrugës, më keq nuk bëhet…,” thanë ata.

Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuar, të rinjtë kanë zgjedhur rrugët e emigrimit, pasi mundësia e gjetjes së një vendi pune në zonë, është e pamundur.

“Të rinjtë s’ka këtu, sepse s’ka punë. Me çfarë do ushqehen?Ku do han, ku do pin, ku do venë, ku do mbështeten? I largoi puna. Kanë ikur njerëzit është braktisur vendi nga varfëria.

Në fshat s’ka të rinj më, të rinjtë kan ikur. S’ka vende pune, s’ka perspektivë,” thanë ata

Sipas banorëve qendra shëndetësore ka funksionuar vetëm dy vjet pasi është ndërtuar, ndërsa sot është kthyer në një gërmadhë dhe aty është e pamundur për të marrë shërbimet mjekësore.

“Qendra shëndetësore është çarë e gjitha. Infermjerja është po qendra s’është,” tha ai

Fshati që shtrihet përgjat luginës së Vjosës sipas vendasve, është braktisur nga shteti, ndërsa tani po braktiset edhe nga vet banorët.