Dikur ishin mbi 100 shtëpi , sot kanë mbetur vetëm 20. Fshati Samurr në bashkinë e Elbasanit është ndër fshatrat që më së shumti është prekur nga shpopullimi dhe kjo për shkak se nuk kanë as rrugë, as qëndër shëndetësore dhe as shkollë për fëmijet.
Mungesa e investimit në infrastrukturë ka bërë që banorët e këtij fshati malor të largohen nga vendi i tyre.
Rruga , thonë se nuk është investuar kurrë dhe për ta është bërë një torturë kalimi në të sidomos gjatë dimrit kur ka edhe rrëshqitje dherash.
Siç tregojnë edhe pamjet rruga e vetme që lidh fshatin me qytetin e Elbasanit është në gjendje shumë të keqe ndaj mjetet e urgjencës si ambulancë apo zjarrëfikëse zor se kalojnë.
Kërkesat e tyre drejtuar bashkisë Elbasan kanë qenë të hershme por gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët ndaj banorët disa herë e kanë shtruar vetë rrugën .Të lodhur nga pritja banorët i janë drejtuar këshilltarit të PSD Erion Murataj që të shoh nga afër rrugën e fshatit e të dëgjojë shqetësimet e tyre. Murataj ka shkuar në fshatin Samurr për ti takuar.
Fshati nuk është më larg se 5 km nga Elbasani por investimet në të nuk kanë shkuar kurrë duke i lënë këta banorë në harresë e të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në kërkim të një vendi më të mirë