Nedim Bajrami do të jetë lojtari më i ri i cili do të përfaqësojë kombëtaren kuqezi. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), përmes një njoftimi për mediat.
FSHF-ja ka arritur që të triumfojë në CAS, për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit i cili militon në Seria A me skuadrën e Empolit. Bajrami ka lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut dhe ka luajtur me të rinjtë e Zvircrës.
Pas një beteje disa mujore të FSHF-së, tashmë Bajrami do të marrë pasaportën shqiptare pritet të vihen nën urdhrat e teknikut italian Edi Reja, për ndeshjet e ardhshme paraeleminatore të Botërorit Katar 2022.
Njoftimi i plotë i FSHF-së
Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sicc është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.
Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu siҫ ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
FSHF i uron mirë se ardhjen Nedim Bajramit dhe i uron suksese të mëdha me fanellën e shenjtë kuqezi.