Temperaturat e larta dhe heqja e kufizimeve Anti –Covid ka dyndur si çdo fundjave shqiptarët e Kosovës në drejtim të bregdeti tonë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pasditen e kësaj të premtje një numër i madh qytetarësh kanë pritur në radhë në Morinë për të kaluar në vendin tonë në drejtim të qyteteve bregdetare.
Duket se qytetarët kanë zgjedhur orët e pasdites për të kaluar në Shqipëri që fundjava ti gjejë pranë bregdetit.
Për shkak të fluksit, policia kufitare në Morinë ka aplikuar procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.
/abcnews.al
