Një jaht 17 m i gjatë është fundosur pasditen e sotme në zonën e Drimadhës në Vlorë.
Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar ( në spirancë) rreth 130 m larg bregut të detit.
Sipas informacioneve të para mësohet se jahti fatmirësisht nuk ka patur njerës brenda, ndërkohë dyshohet se i janë janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.
Si pasojë jahti është fundosur dhe ka përfunduar në thellësitë e ujërave të Drimadhës .Ndërkohë, policia kufitare po merr në pyetje pronarin
