Një bos droge shqiptar që ekspozonte jetën e tij të luksit të shfrenuar në rrjetet sociale, është dënuar nga gjykata në Britani me 4 vite burg. Daily Mail raporton se bëhet fjalë për shqiptarin e quajtur Selamet Mehmetaj, por që njihet me pseudonimin “Djalli”.
I riu shqiptar akuzohet se furnizonte me drogë të gjithë Britaninë, ndërsa u arrestua pas një hetimi për të dhe vëllain e tij, Dior nisur nga një ofertë për t’ju shitur kanabis gazetarëve të ‘Mail’.
Ndërkohë, media britanike shkruan se shqiptari këto të ardhura të paligjshme nga aktiviteti i drogës i ekspozonte jetën e luksit në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’. Po ashtu Mehmetaj tregonte fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.
Bosi shqiptar i drogës, ishte “rrëfyer” më parë në një intervistë për Daily Mail, ku kishte bërë të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me krenari se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante dhe se si arriti t’i merrte paratë përpara se t’i priste një këmbë.