Një megaoperacion u zhvillua dy ditë më parë në kryeqytet ku u bë i mundur arrestimi i 19 personave, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sakaq, së fundmi mësohet se një prej të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni të quajtur “Tempulli 4” është edhe ish-konkurrenti i Big Brother në vitin 2010, Armand Haderllari.

Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Përveç punës si menaxher, ish-konkurrenti i Big Brother ishte edhe shpërndarës i kokainës.

“Furnizonte” me kokainë VIP-at, kush është

Armand Haderllari

Burime për mediat bëjnë me dije se klientët e Haderllarit ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në Tiranë. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram.

Kujtojmë se dy ditë më parë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije se 15 persona janë arrestuar në fazën finale të operacionit të koduar “Tempulli 4”, ndërsa 9 të tjerë ishin arrestuar më herët, duke çuar në 24 numrin final të personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Vocaj bën me dije se 4 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit “Tempulli 4” policia sekuestroi 1.8 kg kokainë, 14 kg hashash dhe 350 doza ekstazi dhe LSD, drogëra sintetike që shiteshin pranë shkollave dhe lokaleve të natës në Tiranë.

Sekuestruar

-1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;

-18 kg, lëndë narkotike marijuanë;

-350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;

-Aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Emrat e të arrestuarve:

Armand Haderllari

Vilson Tresa,

Asllan Maqellara,

Etgent Luzi,

Kostandinos Deliu,

Armand Haderllari,

Blerim Biba,

Ilir Tufa,

Kevin Kolgegaj,

Marios Saliaj,

Damjan Hasani,

Erblin Buci,

Ervis Duro,

Jurgen Xhafa,

Aldo Grabovari,

Gazmend Hoxha,

Sajmir Gerbaj,

Aleksander Kili,

Orgest Beqo,

Xhelo Ajasllari,

Paolo Shyti,

Ervin Rakipi,

Erdi Kurti,

Adrian Ramushi.

Galeria fotografike (

1/2

)