Një efektiv policie i burgut të Drenovës, Rudenc Myrte, ka rënë në pranga pasi dyshohet se fuste drogë dhe sende të paligjshme brenda ambienteve të qelive.
Sipas raportimeve, Myrte ishte në përgjim prej disa kohësh me urdhër të Prokurorisë. Mësohet se në disa raste Myrte dyshohet se ka futur drogë ndërsa të tjera detaje pritet të mësohen në vijim.
Myrte ka abuzuar me detyrën dhe sigurinë në institucionin e vuajtjes së dënimit. Sakaq, arrestimi është kryer pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria dhe pritet që në orët në vijim të ketë një deklaratë zyrtare për zbardhjen e plotë të rastit.