Sami Bashaliu është dëshmitari kyç i vrasjes që ndodhi paraditen e sotme në Peqin, ku u vra me armë zjarri 35-vjeçari Albi Bashaliu.
Ai tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes, se si dy autorët e qëlluan Bashaliun, u kujdesën që ai të kishte vdekur, dhe më pas i morën çelësat e makinës nga xhepi.
Dogjën makinën e tyre, dhe u larguan nga vendngjarja me makinën e viktimës.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarjen nuk e pamë, unë isha brenda, ngjarja ndodhi në rrugë, një makinë ishte parkuar këtu afër punës sime, me targa tona, ishin xhamat e zinjë dhe nuk dukej njeri brenda.
Nuk patë ndonjë lëvizje të dyshimtë?
Jo asgjë, kishte ardhur për të pirë kafen në mëngjes, sa zbriti e qëlluan, ishin veshur me të zeza, me maska COVID, ishin çuna të rinj, një doli me pistoletë, ishin 2 veta, u frikësuam të gjithë, viktima është njeriu imë, unë desh dola se viktima është njeriu im, më thanë ‘futu brenda zotri’, ai që kishte pistoletën më tha, kjo është rrugë kryesore,
Ikën menjëherë?
Bënë vrasjen, një e gjuajti dy herë, pastaj e kontrolloi, dhe i quajti dy herë, i mori çelësat dhe mori çelësat e makinës, dhe ndezi makinën e viktimës, kur e ndezi, i vuri benzinën makinës së tyre dhe u larguan, ikën qetë e qetë.
Si e njihnit Albin?
Ishte punëtor, djalë i mirë, ka qenë i sëmurë, m’u dhimbs, s’kam fjalë
Dyshimet?
Nuk e di, unë kam qenë në punë.