Kreu i diplomacisë amerikane dhe ministri i Jashtëm rus ishin së bashku në takimin e G20-ës.
Sekretari Blinken dhe ministri Lavrov ishin vetëm pak metra larg njëri-tjetrit gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të G20 të zhvilluar në Rio de Janeiro, por nuk folën dhe as nuk u panë me njëri-tjetrin. SHBA kanë akuzuar haptazu Moskën për vdekjen e liderit opozitar të Rusisë, Alexei Navalny.
Gjithashtu me Moskën është edhe çështja e arrestimit të një gruaje me nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe ruse, pasi dha fonde në një bamirësi për Ukrainën.
