Ditën e premte Samsung postoi një video reklamuese të eventit, ku dukeshin disa alienë të vegjël në fabrikën “Galaxy Studio”. Në video shfaqen këto alienë të cilët zgjedhin midis ngjyrave të ndryshme në ekranin e kompjuterit.

Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3 nuk janë përmendur në video, mirëpo një rrjesht në tekstin që shfaqet në fundin e videos (Bëhuni gati të hapni diçka që ju prezanton ju në mënyrë të pagabueshme.), na bën të besojmë se këto pajisje mund të jenë fokusi i eventit.

Për momentin Samsung ofron opsione ekskluzive ngjyrash për shumë pajisje Galaxy, dhe Z Flip 3 ka disa opsione që nga prezantimi. Megjithatë në këtë video tregohet se së shpejti do të ketë një mundësi më të gjërë zgjedhjesh.

Gjithashtu ne po mundohemi të gjejmë dhe një lidhje midis kësaj videoje të publikuar dhe One UI 4, i cili është ende në versionin beta. Ky update i sistemit operativ do të mbështetet në Material You të Android 12, në të cilin bëhet përshtatja e ngjyrave të background me ato të ndërfaqjes.