Erion Murataj PSD

Danja Koka është banorja e parë që ka lënë shtëpinë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP 4.

Ajo ishte në nominim me pesë banorët e tjerë, dy prej të cilëve do të shkojnë në finalen e madhe të 19 prillit.

“Ju dua shumë, fitoftë më i miri”, ishte mesazhi i saj për banorët përpara se të linte shtëpinë.

Danja kaloi mbi 100 ditë në shtëpi, duke u kthyer një nga banoret më të pëlqyera, udhëtimi i së cilës përfundoi në gjysmëfinale.

Pas daljes, Danja theksoi se mund te jete penalizuar nga fakti se nuk u perfshi ne disa situata ne shtepi, por shtoi se per asgje nuk eshte penduar nga cfare ka ndodhur ne Big Brotherin e saj.