Dje Policia e Shtetit ka bërë publike një liste më 38 emra drejtuesish e garuesish, të cilët hynë në thirrjen e re të eprorëve për t’u testuar për postin e drejtuesit të qarqeve.

Në listë ka disa risi, por ajo që bie në sy është mosprania e asnjë gruaje apo vajze që gjendet në radhët e Policisë së Shtetit. Fillimisht u tha se në garë kishin hyrë vetëm 10 efektive, por në listën prej 38 personash nuk gjendet emri i asnjë prej tyre.

Po ashtu, bie në sy mbetja jashtë zonës së 12-s të emrave të njohur të Policisë së Shtetit, me karriera të gjata në poste drejtuese, si Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Paganika, Gjovalin Loka dhe një prej emrave shumë të përfolur më herët për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

Në pikëzimin e çdo kandidati, shihen emra drejtorësh aktualë policie në qarqe, të cilët nuk kanë mundur të arrijnë as kufirin e 50 pikëve dhe në këtë kuotë janë katër garues, ndërsa kanë vendosur të lënë garën emra të tjerë të njohur të Policisë së Shtetit.

GARA
Vetëm një ditë pas intervistimit të kandidatëve në garë për 12 drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shpalli listën e pikëve të fituara nga secili kandidat. Sipas të dhënave, mësohet se 12 të parët do të emërohen me firmën e kryepolicit Ilir Proda nëpër drejtoritë e qarqeve.

Nga sa shihet në renditje listën e kryeson drejtori i Operacionales, Vilson Bala, i cili në fund ka mundur të grumbullojë në total 91 pikë, garanci për emërimin në një prej 12 qarqeve më të rëndësishëm.

Burime bëjnë me dije se Bala pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës. Në vijim i dyti është ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, aktualisht te Standardet Profesionale, Elidon Çela, me 87.3 pikë, dhe i treti zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Elton Alushi, me 85.3 pikë.

Lista vijon me Fatmir Lleshajn, drejtor Menaxhimit dhe Koordinimit, Fatmir Hoxhën, pranë Akademisë së Sigurisë dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Luigj Vathi. 2 zv.drejtorët e Policisë së Lezhës, Gentian Berberi dhe Altin Mena, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Altin Merizaj, ndërsa dhjetëshja e parë përmbyllet me ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti.

Në vendet 11 dhe 12 renditen drejtori për Kufirin Blu, Artion Duka dhe zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Gazmend Shehu. Në pikëzimin e kandidatëve, bie në sy renditja e ulët me pikë e drejtuesve aktual të qarqeve në të gjithë vendin, të cilët nuk do të jenë më drejtues në qarqe.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në vendin e 14-të, Gjovalin Loka i Korçës një vend më sipër, ndërsa Skënder Hita i Durrësit, në vendin e 15-të dhe i 16-i Lorenc Panganika i Fierit. Zv.drejtori i Tiranës, Alket Shatro dhe drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, renditen në vendet 22 dhe 23, ndjekur nga drejtuesi aktual i Vlorës, Ermal Muçaj dhe i Kukësit, Artan Bajraktari.

I fundit nga drejtuesit aktual është Alfred Elezi, drejtor i Policisë së Lezhës. Pjesë e listës nuk është Ardian Çipa, drejtor aktual i Policisë së Gjirokastrës, i cili bëhet me dije se është tërhequr nga gara, për arsye që mbeten të paqarta. Ndërsa, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu, nuk u paraqitën në fazën e intervistimit, duke u skualifikuar nga gara. Sipas rregullave, konkurrentët kanë të drejtën e ankimit brenda 2 ditësh! /Gazeta Panorama/

REZULTATET E VLERËSIMIT

1 – Vilson Bala 91.00 pikë

2 – Elidon Çela 87.33 pikë

3 – Elton Alushi 85.33 pikë

4 – Fatmir Lleshaj 82.33 pikë

5 – Fatmir Hoxha 79.67 pikë

6 – Luigj Vathi 78.67 pikë

7 – Gentian Berberi 78.00 pikë

8 – Altin Mena 77.00 pikë

9 – Altin Merizaj 76.00 pikë

10 – Erion Ahmeti 75.00 pikë

11 – Artion Duka 74.00 pikë

12 – Gazment Shehu 73.00 pikë

13 – Gjovalin Loka 72.00 pikë

14 – Tonin Vocaj 72.00 pikë

15 – Skënder Hita 71.00 pikë

16 – Lorenc Panganika 66.00 pikë

17 – Ndue Doçi 66.00 pikë

18 – Niko Brahimaj 66.00 pikë

19 – Adriatik Tafçiu 65.00 pikë

20 – Erzen Cera 65.00 pikë

21 – Shkëlzen Rexhepi 65.00 pikë

22 – Alket Shatro 64.00 pikë

23 – Altin Qato 63.00 pikë

24 – Ermal Muçaj 62.00 pikë

25 – Artan Bajraktari 61.00 pikë

26 – Lorenc Meta 61.00 pikë

27 – Luan Mema 60.00 pikë

28 – Ardit Elmazi 59.00 pikë

29 – Alfred Nomani 58.00 pikë

30 – Bedri Hasanaj 58.00 pikë

31 – Kujtim Gjoka 58.00 pikë

32 – Sulë Cara 58.00 pikë

33 – Dritan Lena 54.00 pikë

34 – Sokol Cana 54.00 pikë

35 – Islor Islami 50.00 pikë

36 – Alfred Elezi 48.00 pikë

37 – Akil Kalo 47.00 pikë

38 – Izet Hysa 32.32 pikë