Kandidati për kreun e PD Lulzim Basha ka votuar sot në degënnr.8. Më pas ai ka folur shkurtimisht për mediat.

Basha tha se sot është një ditë e veçantë për PD. Ndërkohë shtoi se demokratët janë përballur me sfida te medha,

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit, në këtë ditë me domethënie të veçantë, për nga rrethanat, unike për PD. Jemi përballur me sfida si askush. Ata mijëra demokratë kanë përballuar sfida të mëdha. Vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë ata. Kjo dalje masive, për të cilën në mëngjes kam marrë qindra mesazhe, shoqëruar me imazhe, për të vendosur që përmes votës së tyre sot, të rinisim një ringritje të PD, jo vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar, me shpresën te Shqipëria dhe Zoti.”– tha Basha.