Ka nisur seanca dëgjimore e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gazetari Ervin Leka raporton se disa prej 11 kandidatëve që kanë mbetur në garë e kanë mbaruar fazën dëgjimore.
“Një nga emrat me më shumë pikë do t’i çohet propozim te Rama që të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Seanca po vijon sipas rendit alfabetik të 11 kandidatëve që kanë mbetur në garë. Gara ka vijuar për Adriatik Tafçiun dhe Altin Menen”, u shpreh gazetari duke shtuar se të premten pritet të zgjidhet edhe emri fitues.
Në garë kanë mbetur 11 kandidatë ndërsa katër të tjerët, përkatësisht Sami Rasha, Shemsi Premci, Ibrahim Disha dhe Hajrulla Xhivini janë skualifikuar.
Në garë janë:
Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Skënder Hita
/abcnews.al