
Kanë ngelur edhe 40 ditë kur shqiptarët do të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit për qeverisjen e tyre të ardhshme, ku pas 12 vitesh përballë njëri-tjetrit janë sërish Edi Rama dhe Sali Berisha.
Këtë herë krahas kuadratit të zakonshëm të partisë politike, një shenjë qytetarët do të vendosin edhe në krah të emrave të kandidatëve në listat e hapura të cilët kanë marrë besimin e kryetarëve dhe kanë shprehur ambicien për të qenë në Parlamentar.
Gara më e fortë mbetet Tirana, ku krahas listave të PS e PD me ministra, ish-ministra dhe senatorë në lidershipet e partive të rinjtë jo vetëm në moshë por edhe në ambicie për të qenë në parlament mbetet pjesa më interesante e këtyre zgjedhjeve. Edi Rama vendosi që të sfidonte personazhet me disa mandate dhe ata që kanë pasur në dorë drejtori duke i lënë kryesisht në lista të hapura, ndërsa të rinjve pa kapitale të forta politike u dha vende të sigurta.
Kush do t’i rrëmbejë influencat e strukturave, mbështetjen e kolegëve dhe zemrat e qytetarëve për t’i tejkaluar listat e hapura?
Mbrëmjen e sotme në panelin e Top Story ishin të ftuar disa nga kandidatët, konkretisht:
Florian Pullazi
Kandidat PS
Julinda Dhame
Kandidate PS
Erjon Malaj
Kandidat PS
Ilir Alimehmeti
Kandidat PD
Ilda Zhulali
Kandidate PD
Erisa Xhixho
Kandidate PL
