Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama, në seancën plenare që po mbahet aktualisht në Kuvend. Ai ka përmendur disa oligarkë, për të cilët Bardhi ka thënë se Rama i ka paguar për të kapur kandidatët për Avokat të Popullit dhe Gjykatës Kushtetuese.
- Rama: Shani njerëz, merrni në gojë njerëz.
- Bardhi: Mafioz
- Rama: Për cilët emra të përgjigjem ty more palaço?! S’ke turp s’ke
- Bardhi: Ke angazhu oligarkët për të kapë kandidatët
- Rama: Ik ore palaço po ik
Ishin këto disa nga frazat e debatit të zhvilluar disa minuta mes Gazment Bardhit dhe Edi Ramës. Kuvendi ka ndërprerë audion për të dy dhe një pjesë e ofendimeve nuk është dëgjuar. Më pas, nënkryetarja Ermonela Felaj ka njoftuar Bardhin për përjashtim nga seanca.
Kryeministri Rama, ndërkohë ka vazhduar debatin me të dhe më vonë me deputetin lushnjar Saimir Korreshi. Garda, paralelisht ka shoqëruar deputetin Gazment Bardhi jashtë seancës plenare.
“Ik ore zagar, jeni bërë ju palaço”, dëgjohet të thotë Rama, ne debat e sipër me Korreshin, edhe ky pa audio. Pak momente më pas, punimet u ndërprenë për disa minutash, për të rinisur më vonë këtë pasdite.