Pak para nisjes së protestës para Bashkisë Tiranë, të thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen “5D”, forca të shumta policore duket se janë stacionuar në zonë.

Ashtu si edhe protestat e fundit, pritet që edhe sot të ketë përshkallëzim të situatës, ndaj efektivë të shumtë janë në terren në përpjekje për të kontrolluar situatën e për të siguruar mbarëvajtjen normale të protestës.

Bashkia është rrethuar gjithashtu edhe nga gardhi metalik, pas të cilëve do të vendosen kordonët e policisë.

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, duket se në zonën pranë bashkisë janë vendosur edhe autobote, të cilat do të përdoren në rastin e përshkallëzimit të tensioneve e dhunës në protestë.