Në bashkinë e Shkodrës deri në orën 08:15 minuta janë numëruar 148 nga 250 Qendra votimi.
Gara kryesohet nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia me 12740 vota i ndjekur nga kandidatja e PS Majlinda Angoni me 11339. Partia Demokratike e përfaqësuar nga Xhemal Bushati renditet e fundit me 4510.
Rezultatet deri në 08:15
PS – 11339 vota, 39.66 %
PD – 4510 vota, 15.78 %
Shtëpia e Lirisë -12740 vota, 44.56 %
Numërimi është mbyllur në bashkinë e Vorës dhe Rrogozhinës të cialt janë fituar nga PS.
Në Vorë kandidati i PS Blerim Shera fitoi me 8431 vota ose 69.39 %. Shtëpia e Lirisë u rendit e dyta me 2956 vota ose 24.33 % dhe PD e fundit me 764 vota ose 6.29 %.