Qeveria shqiptare ka vijuar me procedurën për të lejuar prodhimin e armëve në Shqipëri. Pas projektligjit për krijimin e shoqërisë me aksione të përbashkëta shtet – privat, janë paraqitur dhe kriteret për të marrë një licencë.

Sipas dokumentit tashmë të bërë zyrtar, subjekti që shpreh interesin do të duhet të investojë së paku 25 milionë euro për t’u kualifikuar ndër to 5 milionë do të shpenzohen që në vitin e parë.

Për të krijuar lehtësira është propozuar që për 10 vitet e para subjekti të mos i nënshtrohet tatim fitimit dhe tvsh do t’i ulet në 10 për qind për çdo furnizim që do të marrë me qëllim prodhimin e armatimit ushtarak.

Gati ligji për prodhimin e armëve/ Kush do licencë, duhet të

Një tjetër përfitim do të jetë mbulimi i shpenzimeve të shërbimeve utilitare, si energjia elektrike, uji dhe gazi, plotësisht ose pjesërisht, te rimbursueshme, ose me tarifa preferenciale, për 10 vjet.

Një tjetër detyrim është krijimi i listës së zezë me subjektet apo dhe shtetet ku nuk do të pranohet që të shiten armët “Made in Albania”.

Respektimi i konventave ndërkombëtare të nënshkruara prej Shqipërisë do të jetë po ashtu kusht për kompaninë që do të ketë të drejtën.

Vendimi për rikthimin e industrisë ushtarake ka ardhur pas kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski që apeloi për më shumë municione, por edhe pas kërkesave të NATOS që po ashtu u bëri thirrje vendeve anëtare të armatosen.

Shqipëria mbetet nga vendet e vetme në rajon që nuk përfiton nga industria ushtarake.