Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bora Muzhaqi, ka folur në një lidhje live me ‘Fax Neës’ në lidhje me nismën më të fundit të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, që quhet ‘Gati për Shqipërinë’. Sipas Muzhaqit, gjatë zhvillimit të kësaj nisme, janë takuar me plot të rinj dhe të reja të cilët studiojnë apo jetojnë si brenda edhe jashtë vendit. Muzhaqi vijoi më tej se, qëllimi kryesor është për të përthithur gjithë shqiptarët kudo ndodhen anembanë botës dhe që kanë dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për vendin tonë.

“Nisma ‘Gati për Shqipërinë’ është një nismë shumë interesante, ku ne kemi takuar plot të rinj dhe arsyeja pse u hap, edhe pse filloi direkt pas zgjedhjeve në fakt, ishte një zgjidhje e përkohshme që supozohej të zgjaste deri më 31 maj, por për shkak të aplikimeve që ne kemi pasur nga të rinjtë, kemi vendosur të hapim një platformë që do të jetë specifikisht për këtë arsye, që është gatipërshqipërinë.al dhe qëllimi i kësaj nisme është për të vendosur në jetë edhe gjithë mësimet që ne mësuam nga pandemia. Jemi në kuadrin e krijimit të një administrate hibride, ku do të kemi edhe persona të përfshirë që jetojnë jashtë Shqipërisë, por që do kenë mundësinë të kontribuojnë dhe të bëhen pjesë e administratës tonë. Qëllimi kryesor është për të përthithur gjithë shqiptarët kudo ndodhen anembanë botës dhe që kanë dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për vendin tonë. Deri më tani kemi takuar 561 aplikues. Duhet thënë që 50 për qind e tyre kanë qenë nga të rinj që jetojnë dhe punojnë apo studiojnë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që pjesa tjetër janë ata që janë vendosur në Shqipëri, pavarësisht edukimit të tyre, sepse jo të gjithë kanë pasur edukim në Shqipëri, pasi një pjesë ka pasur edukim jashtë vendit”, u shpreh në lidhje me këtë nismë Bora Muzhaqi.

fax