Kur kanë mbetur vetëm katër ditë nga publikimi i këngës së saj më të re me titull “Bang”, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka zbuluar për fansat e saj një tjetër video të shkurtër nga xhirimet e videoklipit e konceptuar në formën e një minifilmi.https://www.instagram.com/p/CLClHr8H7ke/embed/captioned/?shqiptare. Kënga “Bang”, pjesë e një minialbumi, është produkt i producentit Imanbek dhe do të publikohet më 12 shkurt, në bashkëpunim me: David Guetta, Gunna dhe reperin argjentinas Khea. 30-vjeçarja ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e saj në Instagram, Kënga “Bang” është përshkruar si një “përzierje e kulturës moderne të pop-it dhe atij të viteve ’80 dhe ’90”. E gjithë gjëja u shkrua dhe u prodhua përmes aplikacionit ‘Zoom’, me Ritën e cila thotë: “Është e mahnitshme se si teknologjia lejoi që lidhja jonë të shkëlqejë”.

“Muzika me të vërtetë është një gjuhë universale dhe kjo këngë është provë se procesi krijues ka fuqinë të kapërcejë çdo pengesë që na ndan”, tha ajo. Ky do të jetë publikimi i parë muzikor i Ritës në gati një vit pas solo-këngës së saj “How to be lonely”, e cila është shkruar nga Lewis Capaldi. Lajmi vjen pasi The Sun zbuloi ekskluzivisht se Rita kishte blerë së fundmi një shtëpi në Londër, në vlerë 7.5 milionë funte.