Pas divorcit të bujshëm, Bill Gates foli për herë të parë në lidhje me këtë çështje në takimin vjetor të biznesmenëve, politikanëve dhe drejtuesve të Wall Street dhe Silicon Valley të organizuar nga banka e investimeve Allen & Company në Idaho SHBA.

Pas fjalimit të mbajtur nga ai për ndryshimin e klimës, reporteri i “CNBC Becky Quick” e pyeti Gates për divorcin nga Melinda dhe të ardhmen e Fondacionit Gates.

“Ai në thelb po i referohej faktit që divorci ishte faji i tij. Ai dukej pak emocional për këtë. Ishte gati gati të qante”, u shpeh një nga pjesmarrësit në këtë takim, sipas “New York Post”.

Burimi shtoi se miliarderi nuk e përdori fjalën “marrëdhënie ” kur fliste për fundin e martesës së tij.

Sidoqoftë, jo të gjithë të pranishmit u impresionuan nga qëndrimi i Gates, pasi shumë raportuan se manjati ishte “shqetësuar” gjatë gjithë qëndrimit të tij në kampin veror.

Pas njoftimit të divorcit të tij nga Melinda majin e kaluar, po qarkullojnë zëra për Gates se ai është i paqëndrueshëm emocionalisht.

Ndërkohë që nuk dihen të sakta shkaqet e ndarjes, në media kanë dalë disa histori që tregojnë se Bill Gates nuk ka qenë i qëndrueshëm gjatë martesës së tij.

Fax