Një gazetare është përplasur nga një automjet në momentin kur ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në një televizion amerikan. Ngjarja e rëndë u shënua në Virxhinian Perëndimore, kur Tori Yorgey, gazetare në ËSAZ, po mbulonte motin dhe një ndërprerje uji kur një mjet tip fuoristradë e goditi, duke e rrëzuar në tokë. Ajo i siguroi shpejt shikuesit dhe prezantuesin Tim Irr se ishte mirë.
“Oh Zot! Sapo më goditi një makinë, por jam mirë. Sapo u godita nga një makinë, por jam mirë Tim, “tha Yorgey.
Pasi u sigurua që shoferi ishte në rregull, Yorgey rregulloi kamerën e saj dhe vazhdoi me ngjarjen për të cilën po raportonte.
“Por përsëri, Tim, do të kthehemi te raporti, apo jo? Jemi në Roxalana Hills Drive në Dunbar. Këtu është ndërprerja kryesore e ujit”, tha Yorgey.