Rrëfehet djali i gazetares malteze që iu bë atentat me bombë, të ardhur nga Shqipëria. Duke folur në një kafene të qetë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, Matthew Caruana Galizia shpjegoi se katër vjet më vonë, autoritetet lokale ende nuk kanë nisur një hetim për të përcaktuar se si një bombë nga ky shtet i vogël ballkanik përfundoi nën makinën e nënës së tij në. Malta.
Pasi gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra në vitin 2017, u shfaqën lidhje që sugjeronin se bomba e përdorur për të hedhur në erë makinën e saj e kishte origjinën nga Shqipëria.
“Bomba që u përdor për të vrarë nënën time erdhi nga Shqipëria, nëpërmjet Italisë, furnizohej nga krimi i organizuar shqiptar, praktikisht mund t’i blesh nga rafti këtu,” tha Matthew për The Shift.
“Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë fare hetim se si një bombë u furnizua nga njerëzit në Shqipëri dhe më pas u përdor për të vrarë një gazetar në Maltë. Nuk kanë bërë asgjë. Ata nuk kanë bërë absolutisht asgjë”, shtoi ai.
Ai më tej vuri në pikëpyetje sesi kriminelët maltezë ishin në gjendje të siguronin kaq lehtë një bombë nga krimi i organizuar shqiptar dhe që të kishte zero pasoja në vend. Pajisja shpërthyese dyshohet se iu dha vrasësve të akuzuar nga Robert Agius dhe Jamie Vella, të cilët janë dënuar në Maltë. Besohet se Agius udhëtoi në Shqipëri të paktën tre herë para atentatit.
“Nuk ka mundësi që kryeministri Edi Rama të mos e dijë se ekziston ky problem”, tha Caruana Galizia.
“Nëse ai nuk e di që furnizimi me bomba nga Shqipëria është problem, atëherë duhet të pushojë absolutisht të gjithë në shërbimet e tij inteligjente. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të mos dijë për këtë.”, vijoi Galizia.
Marrë nga theshiftnews.com