Gazetari i mirënjohur Arbër Hitaj largohet nga “Report TV”, një projekt i madh në horizont, edhe pse nuk dihen detajet.
Gazetari i mirënjohur Arbër Hitaj ka vendosur t’i japë fund angazhimit të tij në televizionin “Report TV” pas 4 vitesh si drejtues i emisionit “Studio Live”, një nga emisionet më të ndjekur, duke dorëzuar dorëheqjen në mënyrë të papritur.
Burime pranë televizionit bëjnë me dije se drejtuesit e Report TV kanë insistuar disa herë që Hitaj të qëndronte, duke vlerësuar profesionalizmin dhe kontributin e tij në rritjen e cilësisë së programeve informative dhe analitike por pa arritur dakordësi!
Hitaj është vlerësuar nga audienca për qasjen e tij të ekuilibruar, stilin e qartë në komunikim dhe etikën profesionale, çka e ka bërë një nga figurat më të respektuara të gazetarisë shqiptare.
Dorëheqja e tij pritet të shoqërohet me projekte të reja, të cilat pritet të zbulohen së shpejti.