Një zyrtar i lartë ka dalë në përgjimet e një grupi kriminal në Shkodër, thotë gazetarja Klodiana Lala.
Sipas saj, zyrtari është person politik, dhe në bisedimet mes grupit kriminal është përmendur me pseudonimin “Matematiku”.
“Një zyrtar i lartë, njeri politik, del në përgjimet e një grupi kriminal në Shkodër me pseudonimin “Matematiku”. SPAK duhet të hetojë maxhorancën aktuale, por duhet të hetojë edhe maxhorancën e mëparshme”, u shpreh Lala në emisionin “Opinion” duke shtuar se SPAK do të lëshojë urdhër arreste të tjera për disa çështje të konsideruara si afera të mëdha korruptive.