Gazment Bardhi përgënjeshtron Sali Berishën me video. Ja si u sulmuan me gurë zyrat e PD.
Sekretari i PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë në rrjetet sociale ka dhene një mesazh për demokratët.
Bardhi shprehet se demokratët nuk duhet ti besojnë Berishës duke shtuar se selia blu eshte gjuajtur me gure.
Mesazhi për demokratët:
Mos i besoni Berishës! Shumë prej ne demokratëve dhe qytetarë të tjerë që presin nga PD të sjellë diçka të mirë për vendin, dje kanë mbetur shumë të trishtuar. Shumë prej demokratëve e kanë ndier veten të tradhëtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha. Për të gjithë demokratët kam një mesazh: shikoni këtë video dhe mos i besoni Sali Berishës!
Si kjo gënjeshtër, ka gjithçka thotë dhe bën. Ajo që bën është vetëm manipulimi me dëshpërimin tuaj, me hatërmbetjet dhe mosbesimin tuaj për një mijë arsye! Në video duket qartë se zyra e Sekretarit të Përgjithshëm është sulmuar me gurë nga jashtë, por Sali Berisha thotë se është inskenim i Bashës nga brenda! Këtë ka bërë që pej 9 shtatorit! Mashtron dhe manipulon demokratët me qëllimin e vetëm për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij. Sa herë të dëgjoni Sali Berishën sillni ndërmend këtë video! Këtu shfaqet në pak sekonda historia e një ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!