Hugh McMahon vetëm 17 muajsh humbi jetën pasi gëlltiti një bateri nga një lodër për fëmijë, tha familja e tij.
Babai i tij, i quajtur gjithashtu Hugh McMahon, kujton herën e fundit që e vuri në shtrat djalin e tij.
Ishte nata e Krishtlindjeve dhe Hugh kishte mbërritur në shtëpinë e tij në Motherwell, North Lanarkshire, i ngarkuar me blerje të minutës së fundit.
Ai u ngjit lart, e futi djalin e tij të vogël në shtrat dhe i uroi natën e mirë. Më pas ai u bashkua me partneren e tij Christine McDonald dhe tre fëmijët e tjerë të tyre për të mbështjellë dhuratat e festave.
Disa orë më vonë, çifti e gjeti fëmijën e tyre më të vogël të shtrirë në shpinë, me sytë e ngulur në tavan.
“Frymëmarrja e tij ishte vështirësuar,” tha Hugh.
“Ne telefonuam një ambulancë dhe mjekët i dhanë oksigjen.”
Vogëlushi Hugh u dërguan në Spitalin Universitar Wishaw.
“Unë isha i dërrmuar. Kishte ndodhur kaq shpejt dhe dukej sikur kishte ndodhur një aksident i rëndë me makinë – ai kishte humbur të gjithë gjakun e tij, ishte gjithandej.”
“Mjekët shpjeguan se nuk e dinin se nga vinte gjakderdhja.”
Mjekët thanë se vogëlushi duhej të merrte ndihmë të specializuar ose do të vdiste.
Testet më vonë treguan se një vrimë me madhësinë e një monedhe ishte në zemrën e tij – dhe se ajo ka të ngjarë të ishte shkaktuar nga gëlltitja e një baterie që kishte mbetur në ezofag.
Kirurgët kryen një operacion 12-orësh, por gjakderdhja vazhdonte. Vogëlushi pësoi lëndime të rënda dhe humbi jetën.
Vogëlushi Hugh vdiq më 26 dhjetor dhe u varros në Cumbernauld.