Makina e parë elektrike e dedikuar nga Huyndai, Genesis GV60 mund të jetë gjithashtu makina e parë elektrike në treg që do të ofrojë wireless charging.

Hardware-i i krijuar nga WiTricity do të ofrohet fillimisht në Korenë e Jugut si pjesë e një testimi ose programi pilot vitin e ardhshëm, siç u konfirmua ditën e premte nga Genesis në Green Car Reports. Hyundai Motor Grup tha se teknologjia mund të luajë një rol lehtësues dhe në makinat e tjera që përdorin platformën E-GMP, si Hyundai Ioniq 5 dhe Kia EV6.

Në Kinë ekzistojnë dhe disa kompani të tjera që i janë futur punës për të përfshirë wireless charging në makinat e tyre, por asnjë nga këto kompani nuk prodhon makinë për tregjet e tjera përveç atij vendas.

Karikimi wireless ka një potencial shumë të madh përdorimi në makinat elektrike, pasi mund të lejojë përdoruesit të karikojnë makinën e tyre lehtësisht pa dalë nga makina, sidomos kur jashtë po bie shi ose dëborë.

Problemet kryesore me karikimin pa kabuj mbeten humbjet e mëdha të energjisë gjatë këtij proçesi (krahasuar me karikimin me kabuj) dhe nxehtësia e madhe e prodhuar.