Nga Jurgen Kofsha!

E keni parë se sa zhurmë bëjnë në debate të dy krahët e politikës shqiptare PS dhe PD?
Nuk kanë faj, se këtë e kanë ndërtim të brendshëm psikik.
Pse? Sepse gënjejnë.

Është e provuar tani se gënjeshtra në një debat politiko-shoqëror krijon zhurmë nga ata që gënjejnë. Në psikologjinë moderne është e specifikuar se e vërteta krijon domosdoshmërinë e qetësisë në një bisedë, kurse gënjeshtra krijon zhurmë në thënie nga vetë gënjeshtari: ai ngre zërin, e nuk të lë të flasësh, sepse kështu e shtyn ngarkesa shpirtërore që i krijon gënjeshtra me anë të së cilës kërkon të fitojë diçka.

E vërteta të imponon qetësi, nëse e pranon.
Por, nëse ti nuk e pranon të vërtetën dhe ke krijuar një gënjeshtër kundër saj, kur e paraqet gënjeshtrën, ajo, psikologjikisht, nga gënjeshtari kërkon ton të lartë të zërit dhe imponim edhe me gjeste gjatë bisedës; në një diskutim madje edhe në një lojë.

Analitika e psikikës shqiptare para 20 vitesh na tha se politika shqiptare nuk e pranon të vërtetën prandaj e ka gënjeshtrën simbol politik, dhe prandaj grindjet nëpër debate dallohen që janë pa sens.
Po tani?
Këto vitet e fundit politika e lartë shqiptare nuk ka më atë guxim që ka pasur për të gënjyer aq hapur në bërjen e politikës së saj. Kjo erdhi ngaqë opinioni publik filloi që me përbuzje të mos e pranonte gënjeshtrën si propagandë politike, sepse në luftën politike gënjeshtra kishte marrë trajtën e moralit politik.

Kjo eshte Politika 30 vjecare e kesaj kase PS-PD bjeri popullit pasurohu vet.! ❌

Ka ardhur koha qe populli ta injoroje me perbuzje dhe me vote.