Guvernatori i Bankës Shqiptare, Gent Sejko ka marr1% një tjetër post të rëndësishëm. Së fundmi Sejko është emëruar anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të njëjtin post Sejko e ka mbajtur edhe gjatë vitit 2021 por në fillim të këtij viti ka skaduar mandati i tij. Kjo ka bërë që të votohet sërish në Kuvend gjatë ditë së sotme për ta konfirmuar në të njëjtin post. 

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje. Pesë anëtarë propozohen nga vetë Kuvendi, tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.