Këngëtarja e mirënjohur, shqiptarja e Kosovës, Genta Ismajli dhe partneri i saj Huseyin Usta prej pak muajsh, kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, dy binjakë, një djalë edhe një vajzë.

Edhe pse fillimisht ajo dëshironte të mbante portetin e vogëlushave larg medias, së fundmi ajo publikoi foton e tyre aq të bukur të përqafuar me njeri-tjetrin, që shkriu zemrat e të gjithëve.

Këngëtarja ka hapur dhe llogari “Instagram”-i me emrat e binjakëve, Genta Ismajli zbuloi se ata kanë quhen Icon dhe Ivy Blue.

Rikujtojmë se këngëtarja disa kohë më parë ka publikuar këngën e saj më të re “Bad Bitrch” në bashkëpunim me këngëtarët gjermanë  Eko Fresh & Phat Crispy dhe ajo që i ka bërë të gjithëve përshtypje është se xhirimet e klipit janë bërë pikërisht gjatë periudhës që ajo ka qenë shtatzënë.

Ajo këtë lajm e fshehu për shumë gjatë derisa para disa muajsh publikoi një video së bashku me partnerin e saj ku dhe konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë.

Ashtu siç e do zakoni, para ardhjes në jetë të binjakëve ata organizuan një “baby shower” dhe Genta zbuloi foto nga eventi, por pa treguar se cilët persona kanë qenë të ftuar në gëzimin e tyre të madh.iconstyle