Edhe pse duket super në formë, këngëtarja Genta Ismajli duket se ka një problem shëndetësor që e shoqëron prej kohësh dhe bëhet pengesë në performancat e saj në skenë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo tregoi se po vuan nga një problem serioz në qafë, i cili është pasojë e viteve të shumta të performancave energjike në skenë.
“Kam pasur një lëndim në qafë prej vitesh për shkak të vallëzimeve të shumta që kam bërë në koncerte.
Kam bërë trajtime, por fatkeqësisht nuk kanë dhënë rezultatet që prisja”, u shpreh këngëtarja.
Ajo është përkeqësuar në momentin që po përgatitej të rikthehej me projektin e ri në skenë. Gjatë kohës së provave me valltarët, dhimbja e qafës ju përkeqësua.
Genta tregoi edhe se ndihet keq që nuk mundet të kërcejë dhe performojë si më parë, pasi pasi vallëzimi dhe performanca janë pjesë e pandashme e identitetit të saj.
“Mendova se isha shëruar dhe nisa stërvitjet për skenë, por gjatë provave me valltarët, qafa më është lënduar sërish. Për këtë arsye vendosa të anuloj videoklipin që po përgatisja.
Kam pasion vallëzimin, dhe ndjehem shumë keq që nuk mund ta bëj si më parë”, tha ajo.