Georgina Rodríguez ka mënyrën e saj për të shuar zërat për krisje në marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldon.
Prej ditësh janë të shumta raportimet në shtypin rozë që supozojnë probleme në çiftin e famshëm.
Modelja argjentinase ka thyer heshtjen, duke përdorur rrjetet sociale.
Ajo e është mjaftuar me një shprehje të shkurtër, por të goditur, që, në fakt, i thotë të gjithë: “Ziliqari i sajon gënjeshtrat, thashethemexhiu i përhap dhe idioti e beson”
Georgina Rodríguez zakonisht nuk mohon asnjë informacion përmes rrjeteve të saj sociale. Mirëpo, në këtë rast thashethemet janë forcuar aq shumë sa partnerja e Cristiano Ronaldos ka bërë një përjashtim dhe ka dalë kundër gjithçkaje që publikohet për marrëdhënien e saj me lojtarin portugez që luan për Al Nassr në Arabinë Saudite.
Të mërkurën u shpërndanë shumë lajme që supozonin një zënkë të fortë me të bërtitura, pavarësisht se ishin përballë më shumë njerëzve që po shikonin skenën mes çiftit.