Një vit më pare ata patën takimin më të rëndësishëm në jetë, kurse sot, vogëlushja ka ditëlindjen e parë dhe ky ka qenë viti më i bukur dhe më intensiv për Princ Lekën dhe Elia Zaharian. Kjo e fundit ka shkruar një letër të gjatë dhe të ndjerë në ditëlindjen e parë të vogëlushes, bashkëngjitur fotove të bëra për këtë rast. Geraldina mban emrin e stërgjyshes së saj, mbretëreshës Geraldinë të Hungarisë, i njohur nga historia edhe si ‘trëndafili i bardhë’. Ja ç’shkruan Elia për të bijën:
“Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës???? Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë!Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”