Sot në orën 14:00 pritet të zhvillohet seanca për Fatmir Mediun, ku gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse do të kalojë apo jo për shqyrtim dosjen për ish-ministrin, i cili akuzohet për ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

seanca e mëparshme është shtyre për shkak se prokurori, Klodian Braho ka qenë jashtë vendit.

Kujtojmë që Mediu i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij duke u shprehur se ky është një proces i politikisht. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Me herët është thirrur për të dëshmuar edhe djalit ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha edhe ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, të dy këta të thirrur si persona që kanë dijeni për ngjarjen dhe jo si të akuzuar.r.t/abcnews.al