Të paktën 25 persona kanë vdekur në tre periferi të Mumbait pas rrëshqitjes së dheut nga shiu i madh.
Sipas autoriteteve zyrtare të Indisë shpëtuesit përdornin duart për të gërmuar tokën dhe për të gjetur trupa.
Brenda 24 orëve të fundit autoritetet kanë raportuar 11 incidente të shëmbjeve të shtëpive ose mureve në zonën e Mumbait.
Kryeministri Narendra Modi përmes një postimi i ngushëlloi familjarët e viktimave derisa u ofroi ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë, transmeton Klankosova.
Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë, duke dëmtuar kështu financimin kryesor të Indisë.
Mumbai dhe bregdeti i shtetit industrial Maharashtra të Indisë pritet të ketë reshje të mëdha shiu deri në katër ditët e ardhshme, tha departamenti i motit të dielën.
Ndërkohë situata e rëndë paraqitet edhe në Europë ku numri it ë vdekurve ka shkuar mbi 180. Shtetet më të prekura janë Gjermania, Belgjika dhe Holanda ndërkohë që ditën e sotme moti i keq ka përfshirë edhe Austrinë.
fax