Gert Shehu, 31 vjeç nga Tepelena që goditi me grusht ish-kryeministrin dhe kryetarin aktual të PD, Sali Berisha, ka vendosur të mos i padisë për dhunë dy nga truprojat. Pavarësisht, se bashkë me turmën ata e qëlluan për disa momente, si kundërpërgjigje, ai i ka falur.

31 vjeçari ka dalë dje para togave të zeza të Tiranës dhe nuk ka shfaqur pendesë për veprimin që kishte kryer. Pra, sulmin fizik ndaj Sali Berishës pak para protestës së 6 dhjetorit.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit, ndërkohë që familja pretendon se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Edhe mjeku psikiatër Sadik Lala, ka thënë se ai e ka pasur pacient Gert Shehun dhe mban përgjegjësi.Vetë Sali Berisha dhe Partia Demokratike e kanë cilësuar sulmin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama, për të gjunjëzuar opozitën. Po ashtu, ata nuk kanë njohur as vërtetimin e lëshuar nga mjeku Lala për familjen e Gert Shehut, duke pretenduar së është i manipuluar.