Në këtë ditë kaq të veçantë, nuk kishte si të mungote një urim publik nga këngëtarja për të bijën. Fjolla ka publikuar në “InstaStory” një foto së bashku me të bijën krahas së cilës ka shkruar fjalët më të ëmbla.
“Urime për vajzën time. Princesha ime, gëzimi im i parë… Ti që jetën time ma gëzove… dashuria më e rrallë, që me ardhjen tënde ma mundësove gëzimin sa herë. Urime dhe urimet më të mira për vajzën time të bukur, e cila ka një ditëlindje të mrekullueshme, sot 18 vite. Vitet kalojnë mirëpo ti mbetesh personi më i dashur në jetën time, andaj sot festo princesha ime. Për vajzën e cila më ndihmoi të kuptoj fefunicionin e jetës në thelb. Urime vajza ime 18-vjetorin”, shkruan Fjolla.
icon style