Paul Pogba nuk do të operohet. Pas konsultimit të zhvilluar sot në Lyon, në fakt u zgjodh terapia konservatore.

Nga analizat e bëra është mësuar se për rikuperim e gjurit mesfushorit i duhen 5 javë. Tre të parët do të kalojnë mes fizioterapisë, palestrës dhe pishinës, më pas mesfushori do të rikthehet të stërvitet në fushë për të qenë në dispozicion të Massimiliano Allegrit rreth mesit të shtatorit.

Ky është një lajm i mirë padiskutim për Juventusin dhe Francën, pasi ish-lojtari i Manchester United do të rikthehet në fushën e lojës më shpejt. /f.a/abcnews.al