Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të vijë në Shqipëri ditës së mërkurë. Sipas axhendës së publikuar nga zyrat e shtypit italian, ajo do të vizitojë vetëm Gjadrën, ku do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i emigrantëve.

Gazetarja Fjona Xhafaj raporton se në fokus të vizitës së saj përveç javës së kulturës italiane dhe çështja e emigrantëve. Pra ajo të inspektojë punimet në Gjadër të Lezhës, do të vizitojë të dyja kampet në Lezhë dhe punimet, të cilat kanë pasur një vonesë.

Fillimi i protokollit të marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë 200 emigrantë deri në portin e Shëngjinit.

Theksojmë qëjanë dy struktura menaxhuese për akomodimin e emigrantëve afrikanë në vendin tonë sipas marrëveshjes së arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. E para, është në portin e Shëngjinit, e cila është dhe porta hyrëse për këta emigrantë, por në fakt porti do të jetë vetëm tranzit, pasi aty do të bëhen kontrollet e nevojshme sipas procedurave dhe më pas emigrantët do të transportohen për në strukturën e dytë akomoduese që do të ndërtohet në fshatin Gjadër./abcnews.al