Erion Murataj PSD

Giro d’Italia vijon sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 18.7 km me 150 metra disnivel në rrugët e kryeqytetit.

Një cirkuit tërësisht qytetas, ku pas 8 kilometrave të para çiklistët do të përballen me 1.3 km malore (5.6%) në Sauk, ndërsa 2 kilometrat e fundit do të jetë të njëjta me etapën e parë.

Roglic dhe Ayuso mund të fitojnë terren ndaj maloristëve, ndërsa për suksesin në kronometër shihen si favoritë britaniku Joshua Tarling dhe italiani Edoardo Affini.

KOMENTI LIVE

ORA 14:25- Afini lë pas Hayter dhe kalon i pari në garën. (VIDEO)

ORA 14:13- Britaniku Hayter vazhdon të jetë i parë në garë.

ORA 14:01- Hepburn kalon Pallatin e Brigadave. (VIDEO)

ORA 13:46- Niklas Markl përfundon i pari vijën e finishit dhe pas tij përfundon Hayter. (VIDEO)

ORA 13:41- Hayter për momentin kalon i pari dhe ndiqet nga Govekar dhe ka një përmirësim të kohës.

ORA 13:38- Niklas Markl ngjitet në rrethin e Saukut. (VIDEO)

ORA 13:36- Çiklistët kalojnë nga “Arena Kombëtare”.