Florian Përvathi nuk ka treguar pendesë për vrasjen e 65-vjaçarit Lekë Lekgjonaj.
Ai ka dëshmuar para hetuesve se e ka kryer krimin për gjakmarrje. Sipas tij, vëllai i Lekës, Gjon Lekgjonaj i kishte vrarë të atin duke e lënë jetim në një moshë mjaft të vogël.
Blutë Lezhës kanë nisur punën për një tjetër çështje mjaft të rëndësishme për hetimin, mënyrën se si 17-vjeçari siguroi armën e zjarrit me të cilën bëri vrasjen. Nuk përjashtohet mundësia që për këtë ngjarje të ketë edhe bashkëpunëtor, së paku në lidhje me sigurimin e armës.